Persona të panjohur rrahin dy azilkërkues në Suharekë, njërin e bëjnë për spital

Dy azilkërkues, shtetas marokien kanë raportuar në polici se janë sulmuar nga disa persona të panjohur.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 19:00 në Duhël të Suharekës.

Siç mëson gazeta, dy viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Njëri nga ta është transferuar në QKUK pasi kishte lëndime në kokë ndërsa tjetri është liruar.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.