Rruga në Dollc të Klinës, që Komuna e Klinës e ka lënë pas dore

Rruga “Martirët e Dollcit”, në Dollc të Klinës, është lënë në mëshirë të fatit.

Banorët e kësaj rruge, kanë thënë për Klina.info se ndihen të diskriminuar dhe të harruar nga Komuna e Klinës.

Të njejtit kanë thënë se pavarësisht vështirësive që hasin, tash e sa vite, askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Ata kanë kërkuar nga Komuna, që të të asfaltohet kjo rrugë sepse është e padurueshme dhe e patolerueshme kjo gjendje./Klina info/