Hajnat e pandalshëm/ Vjedhin stoli ari e para të gatshme në një shtëpi në Malishevë

Vjedhjet në Kosovë janë shpeshtuar kohëve të fundit, e sidomos që nga paraqitja e pandemisë, e cila ka goditur rëndë gjendjen financiare të qytetarëve,

Gazeta Sinjali mëson se mbrëmë, rreth orës 21:45, në fshatin Banjë të Malishevës, një person është ankuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, në vlerë prej 2300 euro dhe stoli ari në vlerë 1900 euro.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente dhe hetimet janë duke vazhduar.