Mësohen çiftet e fazës 1/8 në Ligën e Konferencës

Sot (e premte), me fillim nga ora 13:00, në Nyon të Zvicrës ka filluar hedhja e shortit dhe janë mësuar çiftet për fazën e 1/8-tës në Ligën e Konferencës.

Gara e tretë evropiane për klube për nga rëndësia ka hyrë në një fazë të nxehtë pasi kanë mbetur vetëm edhe 16 skuadra që synojnë trofeun.

Kështu, sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës dhe janë mësuar tetë çiftet që do të ndeshen mes vete për një vend në çerekfinale.

Në këtë fazë luajnë klube të njohura evropiane si Lazio, Villarreali, Baseli, West Hami, Fiorentina dhe Anderlechti.

Ndeshja më interesante padyshim se do të jetë ajo në mes të Anderlechtit dhe Villarrealit.

Takime tjera interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Fiorentina-Sivasspor dhe Lazio – AZ Alkmaar.

Finalja e madhe e Ligës së Konferencës është paraparë të zhvillohet me 7 qershor në “Eden Arena” të Pragës, në Çeki.

Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Konferencës

AEK Larnaca – West Ham United

Fiorentina – Sivasspor 

Lazio – AZ Alkmaar

Lech Poznan – Djurgarden

Basel – Slovan Bratislava

Sheriff Tiraspol – Nice 

Anderlecht – Villarreal

Gent – Istanbul Basaksehir