Kush janë zyrtarët e komunave të Pejës, Istogut, Klinës e Deçanit që iu ngritën sot aktakuza (Emrat

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve komunalë në Pejë, Istog e Klinë për dallavere të ndryshme. Aktakuzat janë ngritur pas një procesi hetimor 2 vjeçar.

Ish-drejtori i Urbanizmit në Pejë, Rajan Arapi është njëri nga ta. Nga kjo drejtori aktakuzë i është ngritur edhe zyrtares ligjor, Florije Berisha.

Nga Komuna e Istogut aktakuza i është konfirmuar edhe dy kushërirëve që mbanin pozita të drejtorit, Jashar e Rexhep Blakajt, njëri ish-drejtor i Urbanizmit e tjetrit ish-shef i Divizionit në Urbanizëm të Istogut.

Edhe ish-drejtori i Urbanizmit në Deçan, Ramë Melaj është ngarkuar me aktakuzë.

Nga Komuna e Klinës aktakuza i është konfirmuar ish-drejtorit të Urbanizmit, Lorena Marleku si dhe zyrtarit në këtë drejtori, Ali Gashit.

Mbi 11 të pandehurit rëndojnë 23 vepra penale, të cilat sipas saj, bien në kapitullin e veprave penale të korrupsionit zyrtar./