Banorët e një fshati nga Klina të brengosur pas ardhjes së mërgimtarit nga Italia

Virusi COVID-19 është përhapur në tërë botën me shpejtësi, duke bërë që qytetarët të jenë edhe në panik.
Të brengosur janë edhe banorët e fshatit Dollovë të komunës së Klinës, ku një mërgimtar nga Italia ka ardhur para 4 dite, megjithëse ai nuk ka ndonjë shënjë të gripit apo virusit.
Dyshimi i tyre është se i riu që ka ardhur së fundi nga ky shtet, ku numri i të prekurve me virus është mjaftë i lartë, ka mundësi të jetë infektuar me këtë virus.
Klinainfo nga burime të sigurta merr vesh se Policia e Kosovës i ka kërkuar personit në fjalë që të vetizolohet në shtëpi për t`i shmangur kontaktet me të tjerët./Klinainfo/