Stuhia paralizon edhe Britaninë, përmbytje masive nga dalja e lumenjve nga shtrati

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta me shpejtësui më shumë se 90 km/ orë kanë sjellë përmbytje të mëdha dhe probleme në qarkullim ndërsa stuhia Ciara ka goditur në Mbretërinë e Bashkuar.

Moti i keq rrëzoi pemë në rrugë dhe dëmtoi banesa. Banorët e disa shtëpive u desh të evakuoheshin, ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati.

Mijëra njerëz janë pa energji elektrike dhe ngjarjet sportive janë anuluar për shkak të motit,  përfshirë ndeshjen e Premier League të Manchester Cityt kundër West Ham.

Airlines gjithashtu ka anuluar qindra fluturime, ndërsa disa firma hekurudhore u kanë kërkuar udhëtarëve të mos udhëtojnë.

Pasagjerët e trageteve gjithashtu u përballen me vonesa dhe anulime, dhe shoferët janë paralajmëruar të bëjnë kujdes shtesë.

Pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar janë të mbuluara nga një paralajmërim për erëra shumë të forta.

SHARE