Shi e breshër gjatë javës së ardhshme, paralajmërohen edhe përmbytje

NEW YORK, NY - NOVEMBER 15: Pedestrians walk through a wintery mix of snow and ice in Manhattan on November 15, 2018 in New York City. New York experienced its first snowfall of the season on Thursday with expectations of over an inch of snow to fall on the area. (Photo by Spencer Platt/Getty Images)

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil, me stuhi shiu dhe rënie të temperaturave.

Prishtina Weather përmes një njoftimi ka bërë të ditur se priten edhe reshje të breshëritë, derisa ka paralajmëruar edhe për përmbytje të shpejta.

“Mot mjaft i paqëndrueshëm po pritet të kemi gjatë javës vijuese. Që nga e hëna do të ketë kushte për zhvillime të stuhive mjaft intensive me shi, me mundësi edhe për breshër lokalisht. Reshjet e vrullshme që mund të bien vende-vende, edhe mund të sjellin deri tek përmbytje të shpejta”, thuhet në njoftim.

Ditën e martë ka gjasa më të ulëta për shi, që shfaqen më shumë përreth viseve malore.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe ditëve të para të javës, megjithëse kohë pas kohe shkurtimisht mund të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta.

Temperaturat do pësojnë rënie, minimalet luhaten zbresin nga 18C në 14C, e maksimalet nga 28C e 29C, në 22C e 21C deri të enjten dhe premte.

Era fryn drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, vende-vende edhe me hove deri në 15m/s. Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rritje graduale në pjesën e dytë të javës.