Mustafa: Nuk e parapëlqej prekjen e Trustit, është investim i qytetarëve për të ardhmen

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se e konsideron jo të duhur nismën e opozitës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Mustafa tha se Trusti është investim i qytetarëve për të ardhmën.

Ai theksoi në një intervistë për Kosovapress se qytetarët i kursejnë ato mjete për ditët e vështira.

“Nuk jam ai që e parapëlqej prekjen e Trustit të pensioneve, pasi është një investim i qytetarëve për të ardhmen. Ata investojnë në mënyrë që kur shkojnë në pension dhe s’kanë paga, ata të kenë një burim të jetesës së tyre…Trustin mundemi të shpenzojmë, por janë mjetet të qytetarëve që kanë kursyer për veti për ditën më të vështira, pra kur shkojnë në pension, pasi s’kanë mundësi të punojnë” – tha Mustafa.