Seria A/ Ëndrra e madhe për titull, Inter gjunjëzon Milan

Inter ka triumfuar me përmbysje 4-2 ndaj Milan, nër derbin e çmendur të Seria A. Kjo fitore mban gjallë shpresat e zikaltërve për titullin kampion.

Pjesa e parë filloi me Milanin në sulm që ushtroi presing e krijoi raste, duke goditur edhe shtyllën me anë të Çalhanollu. Interi u përgjigj me anë të  Godin e Vesino, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Ajo u tund nga ana tjetër e fushës kur Ibrahimoviç, i cili ishte i pandalshëm në pjesën e parë të sfidës, pasoi për Rebiç i cili shty topin në rrjetë. Interi i tronditur e pësoi përsëri kur ishte pikërisht Ibrahimoviç ai i cili dërgoi topin në portën e Padelit duke mbyllur 2-0 pjesën e parë për kuqezinjtë.

Në pjesën e dytë ishte një Inter krejtësisht ndryshe i cili ktheu fatin e kësaj ndeshje brenda pak minutash. Fillimisht ishte Brozoviç i cili me golin e tij ringjalli shpresat e skuadrës e vetëm 2 minuta më vonë Vesno barazoi gjithçka.

ad

try{parent.AdformWinykcppik4pc(window)}catch(ex){new Image().src=’https://track.adform.net/serving/jslog/?src=htmlcb&msg=’+encodeURIComponent(”+(ex.stack||ex))}” data-onload=”(function u(a,d){function b(){d?c.open():c.open(“text/html”,”replace”);c.write(g);e.__rendered__=!0}var g=a.getAttribute(“data-contents”),e=a.contentWindow,c=e.document,f=e.setTimeout;-1==a.offsetHeight||e.__rendered__||(e.__rendered__=!0,d?b():f(b,0))})(this,false)” style=”box-sizing: inherit;”>

Interi vazhdoi të sulmonte pareshtur dhe gjeti golin e avantazhit me De Vraj pas një goditje këndi.

Dy trajnerët bënë lëvizjet e tyre dhe në radhët e Interit u aktivizua edhe Eriksen, i cili tronditi traversën e portës kuqezi me një goditje dënimi nga distanca e largët.

Në minutën e 90, Ibra tundi përsëri shtyllën e zikaltërve, duke bërë që për pak çaste i gjithë stadiumi të heshte.

Në fund erdhi edhe goli i i Lukaku, që vulosi sfidën dhe i dha Inter një fitore shumë të rëndësishme.

Interi iu bashkua përsëri Juventusit në kreun e klasifikimit.

Inter-Milan 4-2

51′ Brozoviç, 53′ Vesino, 71′ De Vraj, 90’+3′ Lukaku / 40′ Rebiç , 45’+1′ Ibrahimoviç