Video nga aksidenti i cili ndodhi mbrëmë në Klinë

Një veturë është aksidentuar mbrëmë në orët e vona në Klinë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi dhe video nga vendi ku ka ndodhur ky aksident.

Në bazë të fotografive dhe videove, një veturë e tipit Golf 7 është aksidentuar dhe ka dal jashtë rrugës.

Në fotografi shihet vetura e dëmtuar nga e cila nuk dihet se sa persona kanë pësuar lëndime.