Ndërron jetë një 70 vjeçar i infektuar me Covid-19

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë një pacient 70 vjeçar.

“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në raport, transmeton Klan Kosova.

Në raport thuhet se nga 97 pacientë që janë të shtrirë në klinikë, 93 prej tyre janë të prekur me koronavirus.