Lajm i mirë: Shërohen katër persona nga koronavirusi, gjithsej dhjetë

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se katër persona janë shëruar nga koronavirusi sot, ndërsa në gjithsej dhjetë persona janë shëruar nga virusi Covid-19.

“Sot katër të shëruar, gjithsej deri sot 10 të shëruar me Covid-19!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Përmes një njoftimi në Facebook, Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë testuar 113 raste, ku 13 me rezultat pozitivë kanë qenë raste kontakti me të infektuarit e mëhershëm.

Deri më tani në Kosovë janë 125 persona të infektuar me virusin Covid-19