Gjest i mirë nga FSK, dhurojnë maska falas për qytetarët e Klinës

Ditëve të fundit janë shënuar shifra rekorde me raste pozitive të koronavirusit.
Kjo ka shtyrë Qeverinë që të ndërmerr disa masa, një nga to dhe bartja e obligueshme e maskave.
Në ndihmë të qytetarëve, sot janë vënë edhe FSK. Ata gjatë ditës së sotme në qytetin e Klinës, kanë shpërndarë edhe maska falas për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Klina.info sjellë pamje, ndërsa ky gjest është vlerësuar nga qytetarët, sidomos nga ata që nuk kanë mundësi të mira ekonomike./Klina.info/