Fabregas jep lajmin e madh, stërgjyshja e tij shërohet nga koronavirusi në moshën 95-vjeçare

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas ka zbuluar se stërgjyshja e tij 95-vjeçare është shëruar nga koronavirusi, transmeton zeri.info

Futbollisti spanjoll e ka konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Ajo e ka kaluar virusin në moshën 95-vjeçare. Dje, testi doli negativ. Stërgjyshja ime është një heroinë e madhe, por asnjë ngaa këto nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e të gjithë infermierëve dhe mjekëve që po japin jetët e tyre në çdo moment në mënyrë që të gjithë ne të jemi më mirë dhe të jetojmë më mirë në këto kohë të vështira”, ka shkruar Fabregas