Vdes gruaja shtatzënë në Gjilan, lind foshnja e shëndoshë

Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Sipas mjekëve, gruaja kishe shkuar në  spital pa shenja jete. Por foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Drejtoi i Spitali të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, i cili ka thënë për Gazetën Sinjali se gruaja shtatzënë nuk ka mundur të kthehet në jetë edhe pas intervenimit të mjekëve.

Hajrullahu kishe qenë pjesë e epikes mjekësore që e kanë trajtuar rastrin por ai ka deklaruar se gjendja e foshnjës është e mirë.

“Një grua ka ardhur pa shenja jete, se unë kam qenë edhe kujdestar, dhe kam qenë pjesë e epikes në reanimin e saj. Ka qenë grua shtatëzane, e cila ka ardh pa shenja viatale, pa tension pa aktivitet të zemrës. Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Kirurgët në Klnikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”, ka thënë ai për