Mustafa ia kthen letrën Thaçit: Shumë shpejtë do ta dërgojmë emrin e kandidatit për kryeministër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se ka pranuar sot letrën e dytë nga Presidenti Hashim Thaçi, për formimin e Qeverisë së re.

Mustafa ka treguar se ia ka kthyer letrën Presidentit Thaçi dhe i ka treguar se janë duke angazhuar për të krijuar shumicën parlamentare dhe shumë shpejtë do ta propozojnë emrin e kandidatit për kryeministër të Kosovës.

Komunikata e plotë nga LDK:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, sot ka pranuar letrën e dytë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, lidhur me pëpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.

Kryetari i LDK-së, Dr. Isa Mustafa, ia ka kthyer letrën duke e njoftuar për angazhimet dhe takimet intenzive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe ka siguruar Presidentin se në një të ardhme shumë të afërt do të krijoj shumicën parlamentare dhe propozoj kandidatin për Kryeministër të Kosovës.