Avdyli: Ah ku je katandis LDK-ja ime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas incidentit që ka ndodhur në Kuvendit e Kosovës në mes të kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj.

Për Avdylin një veprim i tillë është i papranueshëm.

Ai tha se kur argumenti i shprehjes mungon, atëherë qyqarllëku muskulor tregohet me gra.

Debati në Kuvend u ndërpre kur deputeti Xhavit Ukaj, iu vërsul Vjosa Osmanit, e cila si kryetare, po e drejtonte seancën.

Reagimi i plotë:

“Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atehërë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Dhe atë jo vetëm ndaj një grua por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për kêso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”.