Kurti – Abdixhikut: Unë diplomën e kam në UP, nuk e kam në blerje në bursë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike që Kosovës, Lumir Abdixhiku për deklaratën për kthimin e diplomës në universitet. Kurti tha se diplomën e ka në drejtimin Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe se nuk ka studiuar për bursë.

Kurti deklaroi se deri më tani Qeveria që udhëheq ai nuk kanë bërë ndonjë gabim apo lëshim dhe se aktualisht janë në mes të sulmeve të opozitës.

E kjo sipas tij po ndodhë për shkak të dëshpërimit që kanë ata për shkak të ardhjes së tij në pushtet me mbi 50% të votave.

“Unë diplomën në UP e kam në fakultetin e Teknikut në Telekomunikacion dhe Kompjuterikë dhe nuk e kam në blerje në bursë. Nuk besoj që kemi bërë asnjë lëshim ose gabim, deri më tani. E di që ndodhemi në sulme dhe akuza të shumta të opozitës por duhet ta kuptoni se unë kam ardhur në qeverisje me një fitore të listës sonë me 50.28%, sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh me ish-pushtetin që është sot në opozitë”, ka thënë ai.

Kurti iu kundërpërgjigj Abdixhikut edhe për kritikat për mungesën në seancat e Kuvendit të Kosovës. Kryeministri deklaroi se disa nga punët që ka brenda Vetëvendosjes e pamundësojnë nganjëherë që të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve.

Ai tha se edhe Abdixhiku ka punë për shkak se mungon shpesh.

“Kur kanë menduar për zgjedhjet në prill duhet që t’i pyesni se mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin . Ndërkaq në anën tjetër unë ua urojë vitin e ri edhe z.Abdixhiku edhe opozitës në përgjithësi. U dëshirojë gjitha të mirat në përgjithësi. Duket që unë njëmend jam i zënë edhe me punët e subjektit tim politik dhe nganjëherë duhet që të mungojë në disa aktivitet të tjera, ndonëse ky nuk ishte rasti i djeshëm por duket që z.Abdixhiku është shumë më i zënë në ne subjektin e tij politik prandaj edhe mungon shpesh”, ka thënë ai.