Vdes një person në Gjakovë pasi u rrokullis me traktor

Një person ka humbur jetën në Gjakovë dje pasi është rrokullisur me traktor.

Sipas njoftimit 24 orësh me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoj policia