Prishtinë: Gruaja raporton se u mashtrua nga dikush, iu keqpërdorën rreth 20 mijë euro për blerje onilne

Një grua ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili dyshohet se i ka keqpërdorur llogarinë e saj bankare.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

E dëmtuara ka njoftuar në polici se dikush ia ka keqpërdorur rreth 20 mijë euro, duke kryer blerje online.

Sipas policisë, lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë person.

“Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.