KFOR-i ndihmon zjarrfikësit e Klinës

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, bashkë me komandantin e KFOR-it të Brigadës Shumëkombëshe-Perëndim, kolonel Gabriele Vacca, drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, drejtorin e Inspektoratit, Faruk Smajli, kanë vizituar njësinë e zjarrfikësve në Klinë ku janë pritur nga komandanti i kësaj njësie, Elmi Zenunaj dhe zjarrfikësit.
“Falënderova kolonelin Vacca për bashkëpunimin dhe rregullimin e kamionit të emergjencave të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë.
Riparimi i automjeteve të zjarrfikësve dhe sigurimi i mjeteve të tjera të nevojshme për ta është mjaft i nevojshëm për reagime në teren dhe ndikon në lehtësimin e punës së tyre të vështirë, të mundimshme dhe të guximshme.
Në fund kam ndarë mirënjohje për kolonel Vacca-në dhe ekipin e KFOR-it të cilët intervenuan në rregullimin e kamionit të emergjencave”, shkruan kryetari Elezaj në faqen zyrtare FB.