Zhduket një grua në Gjakovë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Sahadete Haxhija, 36-vjeçare, është raportuar e zhdukur nga familja e saj.

Bashkëshorti i saj ka deklaruar në Polici se 36-vjeçarja ka dalë nga shtëpia në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 dhe nuk është kthyer më.

Që nga ajo kohë askush nga familja nuk ka asnjë informacion për fatin dhe gjendjen shëndetësore të saj.