Moti sot me diell, temperatura deri në 23 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës do të ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e para të ditës parashihet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve.Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.