Dibran Fylli Heronjtë kanë vetëm datëlindje

Heronjtë kanë vetëm datëlindje

REBELIM VARGU
(6 Qershor 2019)

… Komandant
në datëlindjen tënde
në vend të festes
po shkruaj vargje të rebeluara

Pasha tokën e bekuar përjetësisht
nuk kam për t’ua harruar
edhe pse ata më harruan tash e sa vite
unë ua fal
se e kam kuptuar lakminë e tyre

nëse i pyesin fëmijët
ata do t’ua thonë:
Hej, mos gaboni …
se për dhe e atdhe,
tokë e flamur
tjetër kush e ka bërë dhe e ka thënë
se Dëshmorët kanë vetëm datëlindje

por s’ka gjë
unë do t’ua fal Komandant
se nuk mund të bëhem si ata…

nga Dibran Fylli