Mërgimtarët po presin deri në 20 minuta në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Deri në 20 minuta janë pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të Merdares janë deri në 50 metra.

Pothuajse e njëjta situatë është tek Dheu i Bardhë, atje pritjet për në dalje janë 20-25 minuta, kurse kolonat kanë arritur deri në 80 metra.

Ndërkaq, në Jarinje dhe Muçibabë pritjet në dalje janë deri në 10 minuta.