Gjakovari vodhi një biçikletë, shoqërohet në stacionin policor

Një femër ka raportuar në polici se ka gjetur personin që ia kishte vjedhur biçikletën.

Polica ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka hasur femrën që është ankuar dhe të dyshuarin të cilin e kanë shoqëruar në stacionin policor dhe në intervistë ka pranuar veprën.

“Ankuesja femër kosovare raporton se ka identifikuar personin i cili i kishte vjedhur biçikletën, njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka hasur ankuesen dhe të dyshuarin mashkull kosovar të cilin e kanë  shoqëruar në stacionin policor i cili në intervistë ka pranuar veprën, në konsultim dhe me vendim te prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.