Mbi 3 mijë viktima u regjistruan nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 3 mijë e 37 viktima janë regjistruar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë nga COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vend janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.

Një viktimë e moshës 60-60 vjeçare dhe 3 të moshës 70-79 vjeçare.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 216 mijë e 245 persona të infektuar me virus.

183 mijë e 111 persona janë shëruar nga COVID-19.

SHARE