62 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 850 tiketa

Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion është ngritur si një shqetësim i madh në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në shumicën prej këtyre rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes dhe shkeljes së rregullave.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia ka raportuar për 62 aksidente në trafik, ku 18 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar, kurse 44 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sa i përket shqiptimit të gjobave, Policia ndau hiç më pak se 1852 tiketa për ata që kanë shkelur rregullat në trafik.

Ndryshe, nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik.