Telegram ngushllimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit” me rastin e ndarjes nga jeta të Vilson Perlleshit pinjoll i familjes atdhetare Perlleshi

I nderuar Hil Perlleshi ,babai i Vilsonit,
I nderuar Tomë Mrijaj ,daja i Vilsonit,

Sot me dhimbje të thellë e morëm lajmin për humbjen e djalit dhe nipit tuaj Vilson Perlleshi.Humbja e Vilsonit na preku në shpirtë për faktin se ishte ne moshën diellore të pjekurisë ku ishte duke e jetuar jetën dhe ishte duke i dhënë familjes e shoqërisë përkrahje të madhe.Familja Perlleshi gjatë shekujve ka dhënë një kontribut të çmuar kombëtar si në trojet etnike shqiptare ponjashtu edhe në Diasporë aty ku ka jetuar dhe vepruar. Edhe Vilsoni duke qenë një djalë me një trung të fortë kombëtar si dhe nip i atdhetarit Tomë Mrijaj ai në të dy anët ishte i brumosur me dashurinë ndaj atdheut.Në këto momente të vështira që po kaloni ju si familje duhet të bëheni të fortë dhe dhimbjen ta përballoni më forcën e mendjes dhe shpirtit për faktin së po kalojmë rrethana të vështira në këtë kohë epidemie e cila nuk po pyet as për moshën e as për gjininë dhe as për kombin.Shoqata “Trojet e Abrit” ju ngushëllon me fjalët tradicionale shqiptare: Zoti ju laftë shnosh!Vilsoni pushoftë në amshim dhe ju familje e nderuar Perlleshi gjeni ngushllimin tek femijët e Vilsonit që janë pasardhës të denjë të familjes atdhetare Perlleshi.

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit” ju ngushëllon nga thellsia e Shpirtit!
Nue Oroshi -kryetar