Ky është orari i ri për lëvizje brenda tri komunave, që janë në karantinë

Në tri komuna që tashmë janë në karantinë, do të ndryshohet orari për lëvizje brenda komunës.

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia përmes një deklarate njoftoi edhe për orarin e lëvizjes, shkruan Indeksonline.

Komuna e Malishevës 14:00-06:00;
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00;
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;

Deklarata e plotë;

Të nderuar qytetarë,

Sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës, për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:

Komuna e Malishevës 14:00-06:00;
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00;
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;

Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19.

I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre.

Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t’i respektojmë rregullat!