DJE, NË NJU JORK U VARROS BIRI I FAMILJES PERLLESHI DHE GJAKU I GJAKUT TIM-VILSON PËRLLESHI

Shkruan: Lekë Mrijaj

Telegram ngushëllimi familjes e mikut tonë të shumfisht dhe të shtrenjtë, veprimtarit të mirënjohur shqiptar , z. HIL PËRLLESHI me rastin e kalimit në amshim të birit të tij-VILSONIT
I dashtun miku im i shtrenjt, HIL PËRLLESHI,
E dashtuna DADA MARI,
Bashkëshortja e VILSONIT dhe fort të dashtun fëmijë e vëllezër të VILSONIT!
I dashtuni DAJA i të ndjerit baca TOMË,
……
E nderuara familja PËRLLESHI, sot në oret e hershme të mëngjesit me keqardhje pranuam lajmin e trishtë për kalimin në amshim të birit, bashkëshortit, babait, vëllait, nipit fort të dashtunit VILSON PERLLESHIT, ndaj LUTENI në emrin tim personal dhe të familjes së ngushtë dhe të gjerë MRIJAJ nga Zllakuqani e Klina, pranoni ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për kalimin në amshim të VILSONIT apo me konkret po e themi: “DJALOSHIN E GJAKUT TË GJAKUT TIM”.
Fort të çmuar familjarë e farefis i të ndjerit po e potencoj se edhe pse jemi larg jush, me gjithë zemër jemi pjesë e kësaj dhimbje të rëndë me ju dhe të tërë familjen e farefisin tuaj që i keni për zemër…
Ikja e nipit tonë të dashtun është një humbje e madhe për familjen e tij përfshirë babain HILIN, dadën MARI, Bashkëshortën, fëmijët, vëllezërit, dajët e tij dhe mbarë komunitetin shqiptaro amerikan përfshirë edhe KISHËN KATOLIKE DHE APOSTOLIKE SHQIPTARE.
Nipi ynë VILSONI ishte shembull i shkelqyer, njeri i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e miqve, shokëve dhe mbarë të dashurve të tij ndaj si të tillë edhe ne bashkëndajm dhimbjen me juve dhe nuk do ta harrojmë asnjëherë pra veprat e tija të mira do ti trashegojmsë bashku përjetësisht..
Ai, përjetësisht do të mbetet në mbamendje si një djalë, bashkëshort, baba, nip shok i dashtun dhe i mrekullueshëm për të gjithë të dashurit e tij, pikërisht një djalë tejët energjik për kontributin, besimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj familjes, miqve, shokëve, dajëve, komunutetit mbarë shqiptar dhe KISHËS në të cilën besonte me devotshmëri…
E dashtuna familje PËRLLESHI, i dashtuni BACA TOMË edhe familja MRIJAJ bashkëndanë dhimbjen me JU, pra LUTENI qe DHIMBJEN TA SHËNDRRONI NË URATË QË TË BËHET FORCË PËR JU, njëkohësisht për ti dhënë lehtësi dhe freski që trupi i të ndjerit të të prehet dhe të pushoj në qetësi në amshim!
ZOTI ju lasht shnosh dhe ju dhashtë forcë juve dhe familjes tuaj të ngushtë dhe të gjerë për ta tejkaluar këtë moment të vështirë morti.
I përhershëm qoftë kujtimi për të dhe i lehtë i qoftë dheu”. Jepja o Zot pushimin e pasosur, pushoftë në paqe me Krishtin, u Lut për të gjithë të dashurit e tij të botës tokësore.
Me shume respekt, në emër të familjes Mrijaj nga Zllakuqani dhe Klina e Kosovës, ju ngushëllon Lekë Mrijaj, publicist e gazetar i pavarur shqiptar.

Klinë, 21 prill 2020.