Fejz Fejzullahu, zgjidhet kryetar i Rinisë së PDK-së, në Klinë

Fejz Fejzullahu është zgjedhur kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Fejzullahu përmes një postimi në FB ku dhe falënderon të gjithë për besimin, po ashtu jep dhe zotimin e tij.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur të rinjë,

Duke falënderuar strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarin e degës z.Sokol Bashota dhe antarët e kësaj degë sot, së bashku i më pjesëmarrjen dhe votimin tuaj në kuvendin e Rinisë Demokratike dega në Klinë i shtuam vlerën demokracisë.

Detyrën e kryetarit të Rinisë Demokratike ë Kosovës dega ne Klinë , detyre e dalur nga ky kuvendi do ta marrë dhe ta zhvillojë më mjaftë përgjegjësi dhe përkushtim dhe asnjëherë si privilegj për plotësimin e apetiteve te mija personale.

Vullnetin për të bërë punë të mira për qytetin dhe për vendin tonë do ta jetësojm së bashku për të mirën tonë dhe gjeneratve pas nesh.
Përherë bashkëpunes dhe mikpritës i ideve dhe planeve të mira për shoqërine dhe për rininë në përgjithësi.

Faleminderit nga zemra?
Sinqerisht,
Fejz Fejzullahi