Ali Ahmeti i bindur: Nga 28 janari Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është shprehur i bindur se gjatë këtij mandati qeverisës Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar.

Gjatë ceremonisë ku ka pranuar çmimin “Qytetar Nderi i Tropojës” në qytetin e Bajram Currit, Ahmeti ka bërë me dije se kjo do të bëhet më 28 janari i vitit të ardhshëm.

“Me befasoi pak Azgan Haklaja, të cilin e kam njohur të fort dhe ai është i fort, por ku tha besoi. Azgan, s’ka besoj. Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoni”, ka thënë Ahmeti, raporton Klan Maqedonia.