Nesër debat parlamentar për zhvillimet në KEK

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme. seanca do të nisë në ora 11 dhe ka në rend të ditës vetëm një pikë: zhvillimet e fundit në KEK.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim e Kuvendit.

“Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik” thuhet në komunikatë.