Formacionet zyrtare: KF Drenica – KF Dukagjini

Java e 11-të në BKT Superligën e Kosovës ka startuar ditën e shtunë, ku janë arritur disa rezultate interesante.

Drita ka triumfuar në udhëtim te Llapi 1-3, derisa fitore në udhëtim shënoi edhe Ulpiana përballë Malishevës 1-2.

Gjilani ka vazhduar me formë të mirë duke mposhtur Feronikelin me rezultat minimal 1-0.

Ndërkohë ditën e sotme në program janë dy sfida shumë interesante për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja kryesore është në Suharekë, ku dy pretendentët për titull të kampionit, Ballkani dhe Prishtina përballen mes vete. Ky është takimi i dytë që dy skuadrat do ta zhvillojnë mes vete, pasi të parin në xhiron e dytë e kishte fituar Ballkani në kryeqytet me rezultat 0-1.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj. Drenica pas humbjes nga Gjilani 2-1 synon të kthehet te fitorja, ku është nikoqir i Dukagjinit nga Klina.

Drenica – Dukagjini 13:00

Formacionet zyrtare:

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Mëziu, Abazi, Lushtaku, Gashi, Denisson, Veliqi, Zabërgja.

Dukagjini:  Haxhihamza, Merlaku, Shala, Basriu, Syla, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Dallku, Chibueze, Jashanica.

Gjyqtarët: Shpetim Murtezi, Fatlum Jashair, Hekuran Osmani, Besfort Kasumi, Valbon Hoxha (VAR)

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj