Sot fillon numërimi i votave të diasporës

Sot do të fillojë numërimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 17 tetorit, të cilat mbërritën në Kosovë gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021,

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në njoftimin e të cilit thuhet se ky proces do të fillojë në orën 11:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ky komision ka aprovuar mbi nëntë mijë pako me fletëvotime të ardhura me postë, ndërsa ka refuzuar mbi një mijë të tjera./