REALI REFUZON QË TA JAPË JAMES VETËM SI HUAZIM

Real Madridi po refuzon që ta huazojë James Rodriguez-in tek ndonjë klub tjetër, pasi që janë të interesuar që ta shesin atë.

Së fundi, Napoli u raportua se donte ta merrte kolumbianin në radhët e veta si huazim, mirëpo Mbretërit duan që ta largojnë në mënyrë të përhershme nga “Santiago Bernabeu” në mënyrë që të mbledhin para për më shumë transfere të tjera këtë verë.

Rodriguez kishte kaluar dy sezone i huazuar te Bayern Munchen, mirëpo nuk pritet të ndodhë një rikthim i tij as në “Bernabeu” e as në “Allianz Arena”

SHARE