Atentat në Gjermani, shqiptari qëllohet me breshëri plumbash

Rreth orës 13:30 të mërkurën pasdite në Dolgenseestraße në Berlin-Friedrichsfelde, u ndëgjuan papritmas disa të shtëna.

Një person i panjohur kishte hapur zjarr ndaj një automjeti tip Audi që kalonte nga trotuari. Burri ka qëlluar disa herë në automjet dhe ka goditur shoferin 55-vjeçar. Sipas informacioneve të B.Z., ai ka pësuar një plumb në shpatull.

Policia ka rrethuar një zonë të gjerë të rrugës.

Ndërsa, shoferi i maskuar rëndë u trajtua nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital. Sipas policisë viktima është shqiptar nga Kosova dhe se nuk dihet ende identiteti i shqiptarit që ka rënë pre e këtij atendati dhe as shkaqet e ngjarjes.

Në automjet nuk kishte persona të tjerë, ndërsa autori është larguar në drejtim të panjohur, shkruan gazeta gjermane