Njoftim për qytetarët që udhëtojnë nga Zvicra në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Bernë ka njoftuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të bëhet rihapja e Aeroportit.

Në faqen e kësaj ambasade, bëhet e ditur se aeroporti do të funksionojë me linja të rregullta ajrore që nga data 28 qershor.

Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë, rekomandohen që të kenë testin negative për coronavirus, jo më të vjetër se katër ditë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftim.