Sejdiu shënon gol vendimtar në minutën e 96-të

Patriot Sejdiu ka hyrë në lojë në minutën e 92-të, ndërsa në minutën e 96-të ka shënuar gol vendimtar. Falë golit të Sejdiut, Malmo fitoi 1:0 ndaj Halmstadit.

Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së tetë të elitës së Suedisë në futboll.

Sejdiu 23-vjeçar edhe më parë ka shënuar gola vendimtarë për Malmon, ndonëse i është dhënë pak hapësirë. Këtë edicion ka vetëm tri paraqitje, ndërsa ka një gol e një asistim.

Malmo ka shënuar fitoren e tetë rresht. Udhëheqë në tabelë me 24 pikë.