Peja fiton ndaj Trepçës, Kampioni mësohet në Mitrovicë

Peja e ka fituar ndeshjen e katërt finale përballë Trepçës.

Pejanët fituan në Karagaq me rezultat 87-83 në një ndeshje që e dominuan nga fillimi.

Me këtë fitore, rezultati është i barabartë, me secilën skuadër me nga dy fitore.

Fituesi do të mësohet në “Minatori” në Mitrovicë kur edhe luhet finalja e pestë.