Gëzuar festa e “Kurban Bajramit”!

Gëzuar festa e “Kurban Bajramit”!

Shkruan:
Lekë Mrijaj-Klinë, 10 gusht 2019

Përzemërsisht i përgëzoj-uroj të gjithë shqiptarët e besimit islam dhe njerëzit tjerë (të këtij komuniteti…) pra njerëzit vullnetmirë në trojet tona etnike shqiptare, mergatë e botë, me urimin më të mirë nga zemra me rastin e festës së “Kurban Bajramit” duke ju dëshiruar paqe, shëndet dhe mirësi në familje…

Njëkohësisht me një apel timin personal i ftoj të gjithë vëllezërit e mi shqiptar kastriotian për më shumë dashuri, humanizëm, bashkim me njëri-tjetrin (pa dallim krahine, feje, partie e gjinie…) në mënyrë që ta dëshmojmë vetën se jemi një krijesë e hyjit dhe shqiptar e njerëz të vullnetit të mirë mbi dhe…

Pra të e jetësojmë dhe t’i trashëgojmë ndër breza, virtytet tona të shëndosha, familjare, kombëtare, fetare e njerëzore, sepse u’a kemi borgj pasardhësve tanë….

Gëzuar “Kurban Bajrami”. U gëzofshim të gjithë së bashku në jetë me vepra të mira!

SHARE