Varroset nëna e dëshmorit nga Sferka, Naim Gashi

Në varrezat e fshatit Sferkë është varrosur Aza Morina Gashi, gruaja e Xhafer Gashit.

E ndjera është nëna e dëshmorit Naim Gashi nga Sfërka.

Në varrimin e së ndjerës morën pjesë miq e familjarë, por edhe përfaqësues nga Shoqata e OVL UÇK-së në Klinë.

Kryetari i kësaj shoqate, Hajdin Balaj ka ngushëlluar familjen Gashi për nënën e tyre, derisa tha se çdo nënë që ia fali tokës së Kosovës bijtë dhe bijat e tyre, do tē mbetet heroinē.

Në varrim ishte dhe kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci dhe ish-komandati i UÇK-së, Rasim Agushi.