Tërmet në Shqipëri, epiqendra ishte në Elbasan

Në orët e mëngjesit sot është regjistruar një tërmet në Shqipëri, me magnitudë prej 3.6 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti është regjistruar në ora 06:32 minuta, 19 kilometra në veri-lindje të Elbasanit, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njofton se thellësia e tërmetit ishte 15 km.

Ndërsa, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit.

Epiqendra ka qenë në Gurëshpatë të Elbasanit.

Sipas raportimeve të qytetarëve të Shqipërisë në këtë Qendër sizmike tërmeti është ndier në disa qytete tjera. Nuk raportohet për të lënduar ose dëme.