Shqiptari në Greqi vret veten brenda në burg

Një lajm i rëndë na vjen nga të dënuarit shqiptarë nga burgu Melandrinu.

Dje në këtë burg të sigurisë së lartë, një shqiptar me origjinë nga Korça i ka dhënë fund jetes së tij.

Sipas tyre viktima është i moshës 35-40 vjeç.

Ishte denuar me burgim të rëndë dhe kishte 8 vite që vuante dënimin.

Një ditë më parë se varte veten viktima tentoi ti jepte fund jetes duke pirë lëndë kimike klor. Me tu kthyer ne qeli dje i dha fund jetes se tij.

Sipas të dënuarve ky veprim vjen si rezultat pasi Gjykata e Lartë la vendimin e dënimit të mëparshëm.