AKR paralajmëron ndarjen nga Nisma

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se AKR-ja do të shqyrtojë bashkëpunimin me Nismën e Fatmir Limajt, pas emërimit të Haxhi Shalës si shef i grupit parlamentar të koalicionit Nisma-AKR në Kuvend.

Zyberaj ka shkruar në Facebook, se Nisma Socialdemokrate nuk e ka konsultuar fare AKR-në për këtë vendim.

“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkepunimi yne me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.

Ndryshe, sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku Haxhi Shala ka përfaqësuar grupin parlamentar të Nismës Socialdemokrate.