PDK në Klinë drejt koalicionit me LDK dhe VV

Të dielën që lamë pas u mbajtën zgjedhjet lokale në 38 komuna në Republikën e Kosovës.

Në Klinë kanë shkuar në balotazh AAK me PDK.

Klina.info ka kontaktuar kandidatin për kryetar të komunës nga PDK, Esat Racin për ndonjë koalicion të mundshëm me dy partitë e tjera.

Raci ka thënë se janë afër me LDK për të arritur koalicion, madje sipas tij zyrtarizimi do të bëhet brenda javës.

Por, ai u shpreh se janë në pritje që t’iu bashkohet dhe Vetëvendosje në Klinë.

Por, që ende s’ka ndonjë përgjigje përfundimtare.