64 vota për: Miratohet në lexim të parë buxheti për vitin 2023

Është miratuar në lexim të parë buxheti për vitin 2023.

Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023 mori 64 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Pas votimit në lexim të parë, projektbuxheti për vitin 2023 do të kalojë në Komision, ndërsa me amandamentet eventuale do të hidhet në votim edhe në lexim të dytë.

Siç kishte dhënë detaje kryeministri Kurti, buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.