Mbahet trajnimi me kryetarët dhe anëtarët e këshillave lokale të komunës së Klinës

Mbahet trajnimi me kryetarët dhe anëtarët e këshillave lokale të komunës së Klinës me temën: “Monitorimi dhe vlerësimi i investimeve kapitale të komunës”
Trajnimi konsistoi në shtjellimin e procedurave të buxhetimit komunal dhe mënyrat e përcjelljes dhe monitorimit të projekteve kapitale të komunës.
Pjesëmarrësit u pajisen me njohuri konkrete të mënyrave më të mira të qasjes, fillimisht në përcjelljen e dokumeteve zyrare që publikohen në webfaqen e komunës, formave të parashtrimit të kërkesave zyrtare, dhe po ashtu u diskutua rreth kornizës afatmesme buxhetore, ndarjes së buxhetit komunal, dhe planit të prokurimit.
Gjatë diskutimeve të pranishmit paraqitën vështirësitë që kanë hasur në relacion me pushtetin lokal, ku ndër të tjera u theksua subjektivizmi i pushtetit në orientimin e projekteve kapitale, mungesa e cilësisë në projektet e realizuara, mungesa e komunikimit dhe mos përfillja e kërkesave të qytetarëve nga ana e kryetarit të komunës etj.

Ky trajnimi është mbajtur në kuadër të Aktivitetit për Bashkëpunim në Komunitet, i financuar nga USAID dhe i përgatitur nga OJQ ZANA.
Përmbajtja e këtij takimi është në përgjegjësi të vetme të Shoqatës së Gruas Zana dhe nuk paraqet medoemos pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së SHBA-së.